Amos Zaharia dhe e dashura e tij tregojnë planet e dasmës

E publikuar: 16/01/2018 02:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sa herë nis një projekt e sa herë ka një të re, Gigliola është krahu i tij prej 3-vitesh tashmë.

Një prej çifteve më të pëlqyera të publikut, aktori dhe këngëtarja e kanë gjetur njëri-tjetrin, kanë konsoliduar dashurinë e tyre dhe po jetojnë të lumtur çdo fazë të saj.

Pasditen e sotme, çifti i ri ishin të ftuar në “Pasdite në Top Channel” për të rrëfyer për dashurinë e tyre, por edhe për të ndarë me publikun projektet e reja që kanë nisur në fushat përkatëse.
Familjen e Amosit e njohim të gjithë. E ëma, aktore, e motra aktore, por edhe i ati arsimtar, i kanë edukuar atij një pjesë të mirë të vlerave artistike që jo shumë të rinj si ai i gëzojnë. Për këtë, Amos, pa diskutim, ndihet me fat, por edhe me më shumë fat që në krah të tij është edhe Gigliola.
Duke rrëfyer për raportin që kanë me njëri-tjetrin, për bashkëjetesën, për punën që asnjëherë nuk e përziejnë me jetën private, ata zbuluan edhe planet që kanë për të ardhmen e tyre.

Lidhja është konsoliduar, familjet i kanë bërë të gjitha takimet, por zyrtarisht ata kanë akoma kohë për të vendosur. Jo se nuk kanë menduar, por, nëse do ta krahasojnë me dasmën mbretërore të Elias, e mendojnë veten shumë larg asaj. Sepse janë më privatë, duan ta gëzojnë më shumë njëri-tjetrin dhe nuk e duan aq shumë zhurmën e madhe të mediave për dasmën e tyre:
“E kemi diskutuar edhe dasmën, madje edhe atë të Elias. Ka akoma kohë për, por unë jam natyrë tjetër, dua diçka më intime…” – thotë Gigliola dhe, si durrsake që është, çfarë më mirë se bregdeti mund të ishte vendi perfekt?
Njëlloj mendon edhe Amosi, madje ai edhe e ka në kokë një skenar për dasmën: jo vetëm ata të dy, por të gjithë do të jenë të veshur me të bardha, një lloj ceremonie hauajane, me kurora, tërësisht private…
Ndërsa për më vonë, për familjen, askush nuk mendon. Për momentin… Edhe Amosi, edhe Gigliola e mendojnë veten akoma dy fëmijë të llastuar që kanë ende nevojë të rriten. Sepse kështu e shohin njëri-tjetrin. Edhe ashtu e duan. Si fëmijë…/Clas/