Një çift kreativ që e duan jetën në kamping e kanë kthyer një rimorkio bagëtish në një kampshtëpizë luksoze, në mënyrë që të mund të shijonin fundjavat romantike larg zhurmës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për projektuesin Sam dhe e dashura e tij Jessica, që jetojnë në Yorkshire, kanë blerë kamionçinën e përdorur dikur për të transportuar deri në katër lopë, për një çmim rreth 4000 funtesh, në një ankand.
Ata gjithashtu ndanë një buxhet prej 10 mijë funtesh për të paguar edhe shpenzimet për renovimin e saj, prej 4 metra me 2 metra hapësirë. /Telegrafi/