Parashikimi i motit për vikend

E publikuar: 12/01/2018 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në këtë gjendje meteorologjike do të mbajë mot kryesisht i vranët. Mëngjesi i së dielës parashihet të jetë me ngrica të lehta dhe vende-vende me mjeull ,si pasoj e radiacionit dhe ndryshimeve fizike në troposferë.

Deri sa dita e shtune parashihet të jetë pa reshje, pasditja e së dielës parashihet të ketë kushte tjera meteorologjike, vranësira të ç’rregullta dhe reshje bore. Temperatutrat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesist nga verilindja me shpejtësi maksimale deri 6m/s.