Icardi në Real Madridi, por vetëm nëse Interi dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve

E publikuar: 12/01/2018 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mediat italiane raportojnë se Mauro Icardi mund të largohet nga Interi për të kaluar te Real Madridi në fund të sezonit nëse italianët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, reprezentuesi argjentinas po humbet durimin me klubin e tij, pasi çdo verë ka premtime të mëdha.

Megjithëse Icardi ka shënuar 99 gola të mrekullueshëm në 176 ndeshje në Serie A, por ai nuk ka shënuar asnjëherë në Ligën e Kampionëve.

Ndërsa, ai mbush 25 vjet muajin e ardhshëm, Maurito nuk është i gatshëm ta shtyj edhe shumë kohë debutimin në garën më të madhe për ekipe.

La Gazzetta dello Sport sugjeron që Real Madridi është duke e mbajtur në kontroll situatën dhe janë plotësisht të përgatitur për të paguar klauzolën e lirimit prej 110 milionë eurosh në qershor për të marrë sulmuesin e tyre të ri.

“Championsi blindon Icardin”

Ballina e gazetës: “S’ka Champions, s’ka Icardi”..

Në mënyrë të ngjashme, Interi duhet të rrisë të ardhurat e tyre me kualifikimin e Ligës së Kampionëve për të balancuar librat financiar, pasi ata nuk janë në gjendje të shpenzojnë para në transferime këtë muaj për shkak të parametrave financiar të Fair Play-it.

Nëse Icardi do të qëndronte në Inter, ai do të nënshkruante një kontratë të re duke ngritur klauzolën e lirimit në 200 apo mbi 200 milionë euro me një rrogë në vlerë prej nëntë milionësh në vit.

Megjithatë, tifozët Nerazzur nuk besojnë në largimin e kapitenit të tyre, pasi Icardi gjithmonë e ka shprehur dashurinë e madhe për klubin. /Telegrafi/