“Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën as me çmimin për anëtarësim në BE”

E publikuar: 11/01/2018 13:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovë ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është i paluajtshëm ndaj qëndrimit të tij për Kosovën.

Ai thotë se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e këtë e sipas Drecun, Vuçiq e ka thënë në shumë takime para zyrtarëve të huaj, bile këtë nuk do ta bëjë edhe në qoftë se kjo do t’i kushtojë me anëtarësim në BE, transmeton lajmi.net.

“Unë kam qenë i pranishëm kur presidenti Vuçiq në bisedime me delegacionet e huaja dhe takime tjera është shprehur i vazhdimisht i bindur ndaj zyrtarëve të huaj që Serbia kurrë nuk do të njohë pavarësinë e vetë-shpallur të Kosovës, madje as me koston e anëtarësimit në BE”, është shprehur Drecun për N1.

Është thënë nga zyrtarët e BE-së, ata të Kosovës por edhe nga disa serbë se marrëveshja përfundimtare për të përmbyllur fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi do të jetë ajo me njohje reciproke. Gjithashtu, është thënë se Serbia do të ketë kusht njohjen e Kosovës, për anëtarësim në BE. /Lajmi.net/