Kompania daneze e njohur për prodhimin e dritareve ka ofruar një zgjidhje për të gjithë ata që nuk mund të kenë ballkonin që dëshirojnë.
Siç edhe shihet në videon në fjalë, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një dritare që shndërrohet në një ballkon, me vetëm dy lëvizje të vogla.
Kur ajo është e mbyllur, përdoruesi gëzon një dritare me një sipërfaqe të madhe xhami që ofron shumë dritë.
Dhe nëse dëshiron një ballkon, së pari duhet të ngresh atë për 45 gradë. /Telegrafi/