Dalin pamje të reja të rrahjes së drejtorit të PTK-së Agron Mustafa

E publikuar: 10/01/2018 17:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Postës dhe Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa është sulmuar javen e kaluar nga dy policë në lagjen e njohur si “Te Qafa” në Prishtinë.

Sulmuesit e Agron Mustafës janë identifikuar të jenë dy policët, Nazim Sahiti dhe Avni Berisha, të cilët nga pamjet e publikuara nga vet Mustafa shihen teksa sulmojnë drejtorin e VALA-s. Pamjet janë të tmerrshme dhe alarmuese, shkruan Express. Ato duhet ti shohë Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm për të parë se çfarë banditë ka brenda policisë së Kosovës.