Dhjetëra çifte të të njëjtit seks në Australi shkëmbyen të martën premtimet e martesës, ndërsa hynë në fuqi ligjet që legalizojnë martesën e homoseksualëve.
Një nga personat e martuar të martën, Diana Ribeiro tha se kjo ditë nuk ndryshon forcën e dashurisë për tjetrin, por është një mundësi për barazi dhe për të qenë më në fund të ligjshëm në Australi.
Në dhjetor 2017 parlamenti i Australisë votoi për legalizimin e martesës brenda të njëjtit seks, kjo pasi një anketim mbarëkombëtar dëshmoi se një shumicë dërrmuese ishte në favor të vendimit.