Pas Sokol Ballës edhe Jonida Shehut, Top Channel-it i ikën një tjetër prezantuese duke nisur një kontratë të re me Tv Klan.
Bëhet fjalë për bukuroshen Kiara Tito, vajza simpatike e cila prezantoi “Top Select” vitin e shkuar.
Blitz.al shkruan se bukuroshja do të drejtojë një emision të ri, së bashku me Skerdi Farian, i njohur ndryshe si doktori i VIP-ave, një format i ri që vjen për herë të parë në ekranin shqiptar.
Ky format i dedikohet tërësisht operacioneve plastike, ndërsa mësohet se xhirimet e para kanë nisur. Pjesë e emisionit do të jenë edhe personazhe të njohur të showbizz-it dhe fushave të ndryshme.

















