Monedha digjitale që u krijua nga një ‘meme’ e famshme në internet, tani vlen 822 milionë euro -vazhdon rrugën suksesshëm dhe me rritje të mëdha.
Dogecoin, që në shqip nënkupton monedhë e qenit, është krijuar më 2013 për tu tallur me kriptovalutën Bitcoin, transmeton Telegrafi.
Me popullarizimin në masë të mëdha të kësaj të fundit, që disa e kanë quajtur edhe histeri, vlera e Dogcoin është rritur për 400 për qind.
Asnjë prej krijuesve nuk janë të punësuar në orar të plotë, ndërsa janë angazhuar shumë vullnetarë, për ta mbajtur gjallë këtë mahi.
Megjithëse softueri nuk i është përditësuar për dy vite, duket se kjo kriptomonedhë po bëhet serioze edhe pse u krijua si parodi. /Telegrafi/