Fejohen Mozzik e Loredana? Këto janë unazat me inicialet e emrave

E publikuar: 08/01/2018 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për reperin e njohur Mozzik dhe të dashurën e tij seksi Loredana Zefin, transmeton Gazeta Express.

Dyshja e njohur ka një kohë të gjatë që janë së bashku e si duket ata po bëjnë një hap më shumë në lidhjen e tyre.

Çifti i famshëm përmes një imazhi të publikuar në rrjetet sociale lë të kuptojmë se ata janë fejuar.

Ishte Mozzik i cili publikoi një video ku në duart e tyre shihen duke mbajtur unaza me inicialet e emrave të tyre, M dhe L.

Mirëpo, ende nuk ka diçka konkrete e gjithë kjo mund të jetë vetëm një simbolik për dashurinë që ndjenjë për njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Mozzik dhe Loredana para disa muajve ishin bërë kryelajm në mediet rozë për një ndarje të mundshme.

Shkak për këtë dyshim për ndarjen e çiftit ishin pasi ata fshinë të gjithë fotografitë që së bashku në Instagram dhe larguan followin njëri-tjetrit./Gazeta Express/