Julie Pochet po zhytej në bregdetin e Queensland të Australisë, kur pa një peshk shumë të bukur, të cilit i shkoi afër.
Mirëpo, në momentin që deshi ta prekte, iu hodh dhe e kafshoi në shuplakë të dorës, transmeton Telegrafi.
“Dola nga me uji me rrjedhje të mëdha gjaku, pasi më shkëputi një venën. E mbështolla me një leckë dhe u nisa vetë për në spital” ka thënë Pochet.
Këtë peshk e njohin vendasit si shumë agresiv, por ajo nuk e kishte ditur pasi është një zhytëse amatore. /Telegrafi/