Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, presidenti Thaçi ka shkruar se paqja, dashura dhe shëndeti të mbizotërojë në familjet e tyre.
“Komunitetit ortodoks në Kosovë ua uroj për shumë mot Kërshëndellat. Paqe, dashuri, shëndet e begati në çdo familje tuajën”, ka shkruar Thaçi.


















