Pacolli udhëton për vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

E publikuar: 06/01/2018 17:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli sot ka udhëtuar për në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku temë diskutimi me homologun e tij do të jetë Samiti i Interpolit dhe hapja e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi.

“Sot u nisa për një vizitë njëditore në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të takoj homologun tim dhe personalitetet tjera shtetrore. Pos tjerash, temat e diskutimi do të janë, Samiti i INTERPOL-it, Nismat për marrëveshjet bilaterale, Bashkëpunimi ekonomik, hapja e Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi etj”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.