Deputetja e VV-së: unë e kam përkrahur Kurtin sepse e meriton

E publikuar: 06/01/2018 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku përmes një shkrimi në Facebook ka treguar përse e ka mbështetur kandidaturën e Albin Kurtit për kryetar të VV-së. Kollçaku beson se në VV mund ta krizën me anë të dialogut.

“Derisa jemi të gjithë në Lëvizje VETËVENDOSJE! ka mundësi për dialog, për kritikë dhe vetëkritikë, për rrugëdalje pa kushtëzime, me vullnet dhe njohje të kontributit të secilit nga ne. Pa dyshim se kontributi nuk është i njëjtë, sepse disa aty i kanë shkrirë vite të tëra plotë sakrifica. Kjo duhet vlerësuar”, ka shkruar Kollçaku

Ajo po ashtu ka thënë se ka vendosur ta përkrahë kandidaturën e Kurtit për kryetar të VV-së sepse sipas saj e meriton dhe se është legjitimet.

“Unë i ruaj shumë të freskëta imazhet e fushatës nacionale dhe asaj lokale. Ato imazhe më bëjnë të besoj se zgjidhje ka nëse ulemi ballë për ballë. Duke u shikuar në sy, më mirë do të kuptojmë problemet dhe mundësitë për zgjidhjen e tyre. Unë e kam përkrahur kandidaturën e Albin Kurtit, sepse mendoj se e meriton,dhe kjo kandidaturë është po aq legjitime sa do të ishte po aq legjitime edhe ndonjë kandidaturë tjetër”.

“Mirëpo fakti që unë e mbështes Albinin, nuk më pengon ta vlerësoj kontributin e të gjithë aktivistëve të tjerë që brenda natës nuk mund t’i konsideroj si ” armiq”. Jo, sepse i kam gjetur aty dhe kam pa çfarë kanë bërë me vite për Lëvizjen”, ka shkruar Kollçaku në Facebook./Insajderi.com