Një 60-vjeçar australian ka mbuluar të gjithë trupin e tij, përfshirë edhe të bardhën e syve, me tatuazhe.
John Kenney i ka bërë këto tatuazhe për të kujtuar jetën e tij plot vështirësi, që ka nisur me largimin nga shtëpia në moshën 7-vjeçare.
“Kam qenë gangster, kam përdorur drogë, kam shitur drogë… nuk kontrollohesha dot”, ka thënë për “Daily Mail Australia” i pikturuari, transmeton tch.
“Tani e kam lënë edhe duhanin së bashku me alkoolin. Jam penduar për gjithçka kam bërë në jetë”, shton Kenney.