Mourinho e quan Conten ‘palaço’, italiani ia kujton kush ishte

E publikuar: 05/01/2018 21:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jose Mourinho dhe Antonio Conte vazhdojnë të bëjnë polemika në distancë.

Së fundi portugezi e ka ofenduar Conten duke thënë se e ekzagjeron shumë me festimet.

Madje ai e quajti italianin e Chelseat: ‘Një palaço në bankinë’.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Contes.

“Mourinho harron shumë shpejt, pasi deri vonë edhe ai festonte në të njëjtën mënyrë”.

“Gjithsesi, më bën përshtypje, që edhe pse është larguar nga bankina e Chelseat, vijon të shikojë rregullisht këtej”, ka thënë me ironi Conte.

Jose Mouriho nuk është duke kaluar periudhë të mirë te Manchester United, ndërsa flitet për një largim të tijin. /Telegrafi/