Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj priti zëvendëskryeministrin BehgjetPacolli

E publikuar: 05/01/2018 16:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Flamur Sefaj ka pritur në takim, Zëvendëskryeministrin e parë, njëkohësisht ministrin e Punëve të Jashtme, z. BehgjetPacolli, me të cilën biseduan për prioritetet e dy ministrive në ndërlidhjen e veprimeve me qëllim të realizimit të objektivave shtetërore.
Theks i veçantë u vu në koordinimin e veprimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrinë së Punëve të Jashtme në angazhime konkrete, sa i përket anëtarësimit të Republikës së Kosovës në INERPOL dhe organizata tjera të rëndësishme të sigurisë në botë.
Të dy ministrat theksuan se ekipet teknike të Republikës sëKosovës kanë bërë përgatitjet e duhura sa i përket anëtarësimit në INTERPOL, mirëpo tashmëështë i rëndësishëm që të ketë angazhim politik për arritjen e këtyre objektivave madhore për Kosovën dhe për ketë është shumë e nevojshme edhe mbështetja e shteteve mike.
Ministri Sefaj përgëzoi ministrin Pacolli për krijimin e Grupit Punues për Koordinimin dhe Mbështetjen e Procesit të Anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës.Ai tha se kjo nismë është në kuadër të fuqizimittë subjektivitetit ndërkombëtar dhe anëtarësimittë vendit tonë në sa më shumë organizata ndërkombëtare./Infosot/