Mandatet e Rakipit dhe Rehovicës; KQZ vendos: Nuk do jenë më deputetë

E publikuar: 05/01/2018 15:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

KQZ ka pranuar në mbledhjen e së premtes kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandateve të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.

Vendimi u kalua me votat e 5 anëtarëve të KQZ-së, pas shqyrtimit të çështjes ku u paraqitën argumentet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe ato të palës mbrojtëse.

Heqja e mandatit të deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica lidhet me procesin e dekriminalizimit.

Dy deputetët nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjen e KQZ-së, por janë përfaqësuar përkatësisht nga avokatët Theodhori Sollaku dhe Ardian Vishaj.

Ndërkohë po gjatë mbledhjes së sotme, KQZ i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë për dëbimin e kryebashkiakut të Pogradecit, Eduart Kaprit nga Gjermania./topchannel.tv/