Dy djemtë e Azem Hajdarit kanë kaluar disa orë në Policinë e Shkodrës, pasi rezultonin persona në kërkim nga Policia e Tiranës, me akuzën “plagosje e lehtë me dashje”.
Kirjol e Azem Hajdari, 32 e 19 vjeç, u ndaluan të martën në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, por pas konsultimit me prokurorin, u vendos që të lihen të lirë. Ngjarja, për të cilën ishin shpallur në kërkim djemtë e Azem Hajdarit, rezulton të ketë ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2017. Një 20-vjeçar i denoncoi vëllezërit Hajdari për plagosje, duke pretenduar se e kishin goditur në trup dhe në kokë me sende të forta./mapo.al/