Phillips: kontestet kufitare ekzistojnë në shumë vende

E publikuar: 05/01/2018 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, në Universitetin e Kolumbisë, David L Phillips tha se kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia, raporton RTKlive.

“Brukseli duhet të heqë dorë nga kushti që i ka vënë Kosovës, që liberalizimi i vizave për të të lidhet me marrëveshjen për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi. Kontestet kufitare ekzistojnë midis shumë vendeve nga ish-Jugosllavia. Synimi i Kosovës dëshmon anshmërinë e Brukselit kundër shqiptarëve”, ka shkruar Phillips në profilin e tij në “Twitter”.