Zjarr në një ndërtesë në Lipjan, ka të lënduar

E publikuar: 05/01/2018 09:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pesë persona pranuan tretman mjekësor

Raportohet se në një ndërtesë tek njehsorët e rrymës ka shpërthyer një zjarr ku me këtë rast kanë pësuar pesë persona.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë intervenimit të largimit të banorëve dy zyrtar policorë dhe tri banore viktima K-Shqiptare kanë pranuar tretman mjekësor.

“Zjarri është lokalizuar nga njësiti i zjarrfikësve”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se rasti ka ndodhur dje rreth orës 9:10 në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipjan dhe sipas tyre rast është duke u hetuar./21Media