Behrami i përgjigjet fansave: Zgjedh fituesin e titullin në Serie A, fanellën dhe golin më të rëndësishëm në karrierë dhe kundërshtarin më të fortë (Foto)

E publikuar: 05/01/2018 01:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mesfushori shqiptar, Valon Behrami, iu është përgjigjur tifozëve në profilin e tij privat në Twitter, ku pyetjet e tyre kanë prekur edhe tema të nxehta, si ku ka kaluar kohën më të mirë, kush do të fitojë titullin në Itali, goli më i bukur, kundërshtari më i vështirë dhe shumë pyetje tjera.

Behrami ka gjetur kohë t’iu përgjigjet fansave të tij në pyetjet e drejtuara në profilin e tij në Twitter, ku ishin të shumëllojshme.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, por reprezentues i Zvicërs është shprehur i kënaqur me formën që po kalon skuadra e tij, pasi kanë pesë fitore radhazi në kampionat.

Pyetjet e fansave të Behramit ishin nga më të ndryshmet, por edhe përgjigjet e tij nuk është si ishin jo-interesante.

Një pyetje drejtuar mesfushori shqiptar ishte se a mundet ish-skuadra e tij, Napoli ta fitojë titullin këtë sezon në Serie A, ndërsa përgjigja e tij ishte “Këtë vit, po”.

Behrami në një duel me Andre Pirlon gjatë kohës së tij te Napoli (Getty Images)

Behrami ka folur edhe për golin më të rëndësishëm të tij në karrierë, duke zgjedhur atë të shënuar në derbin e qytetit të Romës. “3-2 në derbin Lazio-Roma”, ishte përgjigja e tij.

Festa e Behramit pas fitores ndaj Romës (Getty Images)

Mitrovicasi ka treguar edhe se fanellat më të rëndësishme që i veshur ka veshur janë ato të kombëtares së Zvicrës dhe e skuadrës së Napolit.

Messi, kundërshtari më i vështirë për Behramin (Getty Images)

Mesfushori gjithashtu ka lavdëruar edhe ish-trajnerin e tij, Walter Mazzarrin, me të cilin ka punuar në Napoli dhe Watford, të cilin e ka cilësuar edhe si baba, ndërsa kundërshtarin më të vështirë e ka cilësuar yllin e madh, Lionel Messi. /Telegrafi/

Mazzarrin e kishte trajner te Napoli dhe tek Watfordi!