Gorani kërkon largimin nga të gjitha pozitat në VV

E publikuar: 04/01/2018 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dukagjin Gorani ndonëse ka marr pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së VV-së, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij për situatën e krijuar.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se Gorani ka kërkuar dorëheqjen nga të gjitha funksionet brenda partisë pas gjendjes që është paraqitur në parti.

Ndryshe sot gjatë ditës, Dardan Sejdiu, nënkryetari i parë, ka dorëzuar dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në parti.

Ditë më parë dorëheqje dhanë edhe Visar Ymeri e Aida Dërguti.