Përveç kësaj, pas një kohe të gjatë Daffy për të gjithë fansat e saj publikoi edhe një projekt të ri në gjuhën shqipe, pasi që projektet e fundit të Daffyt ishin realizuar në anglisht, transmeton Gazeta Express.
Por, për kthimin e saj për performanca në Kosovë, Dafina është kritikuar nga fansat e saj.
Madje Dafina për këtë është krahasuar me këngëtaren Bleona Qereti e cila ngjashëm kishte provuar që famën e saj ta arrijë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Happybirthdayzemer u ktheve apët ngjilan aa, ee more bleona qeret”, i kishte komentuar një ndjekës.
Këtë e ka bërë të ditur Dafina përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory u edhe lë një koment për këtë.
“Ok filluan komentet e 2018-ës”, kishte lënë mbishkrim Dafina.
Kujtojmë se “Ti e din”, është projekti i fundit nga Dafina i publikuar vetëm pak javë më parë./Gazeta Express/

















