Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Blero dhe të fejuarën e tij modelen dhe blogeren e njohur Afrona Dika, transmeton Gazeta Express.
Afrona e Blero çdo ditë e më shumë shihen të dashuruar me njëri-tjetrin. Këtë mund ta vëreni përmes imazheve që ata publikojnë së bashku në rrjetet sociale.
Së fundmi Afrona në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar një video ku shihet së bashku me Bleron.
Madje Blero shihet duke e puthur atë në flokë.
Kujtojmë se ditë më parë, Blero e Afrona kishin udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku nga atje ndanë momente shumë të bukura me të gjithë fansat e tyre./Gazeta Express/

















