Aksident i rëndë në Lebanë (Video)

E publikuar: 02/01/2018 19:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Lebanë.

Disa persona janë parë të lënduar në këtë aksident që sipas lexuesve të Indeksonline është regjistruar të këtë ndodhur rreth orës 19 e 30 minuta.

Në vendin e aksidentit menjëherë ka dalë policia dhe autoambulanca.

Policia po merret me shikimin e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./Indeksonline/