Dafina bëhet për spital, kjo është gjendja e saj

E publikuar: 02/01/2018 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri e cila ka disa vjet që është duke punuar dhe jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Gazeta Express.

Mirëpo, angazhimet e shumta Dafinës i kanë ndikuar në shëndetin e saj.

Dafina përmes disa imazheve që ka postuar në llogarinë e saj në Instastory ka publikuar disa video ku shihet e shtrirë në spital e duke marrë infuzion.

Por, duket se gjendja e saj është duke u përmirësuar pasi që ajo ka incizuar vetën të shtrirë në spital.

 Kujtojmë se “Ti e din” është projekti i fundit nga Dafina, projekt ky i cili u prit mirë nga fansat e saj./Gazeta Express/