Fotomodelja e vogël që po i mahnit të gjithë

E publikuar: 31/12/2017 19:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kjo është vajza e vogël e quajtur Ana, me sy të gjelbër, flokë të kafenjtë më një nuancë ngjyrë ari dhe buzëqeshje magjike që, posa ta shohësh, fillon ta admirosh.

Tani ajo ka marrë epitetin e fëmijës më të bukur në Kosovë, ngase është vlerësuar nga shumë profesionistë si të fotografisë, modës dhe dizajnit ashtu dhe të modelingut. Ata çdo herë ndiejnë kënaqësi të punojnë me Anën.

Në profilin e saj në Instagram ajo ka mijëra ndjekës, të i cilët ndjekin vazhdimisht publikimet e fotove të saj. Madje foto të shumta të saj janë marrë nga profile prestigjioze për fëmijë në Instagram, duke e renditur përkrah fëmijëve më të bukur në botë. /Telegrafi