Ish- kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për herë të parë është deklaruar për përçarjet brenda kësaj partie.
Thotë se me dialog do të tejkalohen të gjitha mospajtimet e fundit.
Flet edhe për kushtin e vënë nga Dardan Molliqaj dhe të tjerët që ai mos të garojë për kreun e partisë.
Thotë se në Vetëvendosje nuk ka as nuk ka pasur kurrë babë.
Bashkë me Kurtin, nga paraburgimi u lirua edhe deputetja Donika Kadaj-Bujupi, e cila tha se lirimi i tyre është i mangët pa lirimin e aktivistëve të dënuar dhe zbardhjes së vdekjes së Astrit Deharit.
Kurti, Kadaj- Bujupi dhe deputetët Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.