Leonora Jakupi flet për ‘sulmin’ ndaj Kacit

E publikuar: 29/12/2017 13:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për Kaci Lleshin i cili rregullon yjet më të famshme në vend, transmeton Gazeta Express.

Por, së fundmi Kacit i ka ndodhur diçka jo e mirë. Dikush ka hakuar llogarinë e tij në Instagram.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja Leonora Jakupi përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory.

Ajo ka treguar se Kacit i është hakua instagrami dhe ka kërkuar që ta ndjekin në llogarinë e tij të re.

“Kacit i eshte haku instagrami ndiqeni ne te riun @kaci_lleshi”, ishte mbishkrimi që ka bërë Leonora.

Se kush ia bëri këtë Kacit, kjo mbetët të shihet./Gazeta Express/