Nata e 28 dhjetorit (sonte) është një nga netët me të veçanta për këngëtarin Dren Abazi.
Ai feston 10 vjetorin e karrierës dhe këtë gjë do e bëj me një koncert ‘live’, ku ndër tjera do të publikojë edhe albumin ‘Mes Yjesh’, bashkë me grupin ‘Zig Zag Orchestra’.
Para koncertit, fansat e tij kanë filluar që të bëhen gati për këtë mbrëmje.
Madje, sipas një fotoje të hedhur në rrjetet sociale, shihet një vajzë e cila në bluzën e saj ka vënë fotografinë e këngëtarit Abazi, për t’i treguar se po pret me padurim këtë koncert, shkruan lajmi.net
Kujtojmë se koncerti dhe promovimi i albumit do të bëhen sonte duke nisur nga ora 20:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse në Tiranë dhe është i hapur për gjithë publikun.
Albumi vjen pas sukseseve që Dreni i kishte në skenat me të rëndësishme evropiane dhe në trojet shqiptare.



















