Dekorin në këngën e Top Channel e kemi parë në këtë dasëm vip!

E publikuar: 28/12/2017 18:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bëhet fjalë për dasmën e cila çeli dhe sezonin e dasmava vip për këtë vit e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës.

Të gjithë e kujtojmë “pyllin e magjepsur” që çifti zgjodhi si temë për dasmën e tyre ku spikatën dritat e shumta e të vendosura plot shije. Por duket se këtë ide të tyre e shohim të “huazuar” edhe diku tjetër.

Nëse do të përqëndroheshim në këngën përshëndetëse të fundvitit nga Top Channe shohim se arredimi është identik me atë të Orindës dhe Turit, pikërisht në pjesën e altarit.

Të ketë qenë rastësi, apo dasma e çiftit të njohur ka dhënë një spunto të mirë për realizimin plot artmosferë të këtij klipi./Gazeta Express/