VV: Zgjatja e paraburgimit për Kurtin dhe Kadajn, vendim i ngritur mbi mashtrimin

E publikuar: 27/12/2017 12:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër pas zgjatjes së paraburgimit ndaj Donika Kadajt dhe Albin Kurtit edhe për 30 ditë të tjera.

Vetëvendosje ka reaguar ashpër pas zgjatjes së paraburgimit ndaj Donika Kadajt dhe Albin Kurtit edhe për 30 ditë të tjera.

Në këtë reagim të Vetëvendosjes shkruhet se vendimi nga Gjyqtari Kalludra është vendim tërësisht i pabazë dhe i ngritur mbi mashtrimin, sipas VV ky është një persekutim i anëtarëve të saj.

Lëvizja Vetëvendosje përmes reagimit të tyre ka shkruar se Kalludra ka mashtruar duke thënë që Albin Kurti dhe Donika Kadaj nuk janë hasur asnjëherë në vendbanimet e tyre në përpjekje për shmangie të drejtësisë.

Vëtëvendosje kërkon që të lirohen Kadaj dhe Bujupi dhe sipas tyre ndaljen e persekutimit politik ndaj anëtarëve të saj.

Ky është reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

Depuetetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj u zgjatet paraburgimi duke e rënduar padrejtësinë dhe persekutimin politik ndaj tyre dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!

“Ditën e djeshme, gjyqtari Beqir Kalludra ka zgjatur sërish afatin e mbajtjes në paraburgim për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj deri në datën 27 janar 2018. Gjyqtari Kalludra është kthyer tashmë në personin kyç të sistemit të kapur të drejtësisë që regjimi në Kosovë ka vendosur në përndjekje të aktivistëve dhe deputetëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ky vendim i radhës i gjyqtarit Kalludra sërish është jo vetëm i pabazë por edhe i ngritur mbi mashtrimin.

Në vendimin e djeshëm për ta zgjatur afatin e paraburgimit për dy deputetët, Gjyqtari Kalludra ka mashtruar duke thënë se Albin Kurti dhe Donika Kadaj “nuk janë hasur asnjëherë në vendbanimet apo vendqëndrimet e tyre” dhe se “të njëjtit janë fshehur” për t’iu shmangur organeve. I kujtojmë Gjyqatarit Kalludra dhe mbarë opinionit publik se dy deputetët jo vetëm janë gjetur në shtëpitë e tyre në vizitat që policia ka bërë në vendbanimet e dy deputetëve, por për më tepër edhe janë arrestuar duke ushtruar detyrën e tyre si përfaqësues të popullit. Përkatësisht, Albin Kurti është arrestuar nga Policia e Kosovës para Kuvendit të Republikës së Kosovës duke vajtur për të marrë pjesë në seancë pleanare.

Lëvizja VETËVENDOSJE! bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të deputetëve Albin Kurti dhe Donika Kadaj nga paraburgimi, dhe kërkon ndaljen e këtij persekutimi politik që regjimi në Kosovë vazhdon të ushtrojë ndaj deputetëve dhe aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.