Aktorja e njohur vdes gjatë Krishtlindjeve

E publikuar: 26/12/2017 17:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Heather ishte 15 vjeçare kur kishte marrë rolin e Louisas në filmin që është bërë një nga klasikët e historisë, duke fituar 5 çmime Oscar përfshirë këtu edhe çmimin kryesor. Aktorja vdiq gjatë krishtlindjeve, e rrethuar nga familja e saj e ngushtë.

Djali i saj Ryan Urich tha për TMZ: “Ajo ishte një aktore, një balerinë dhe jetonte jetën e saj deri në pikën e fundit. Ajo nuk ishte në dhimbje, por gati 4 javë pas diagnostikimit me kancer në tru ajo u lodh, dhe morri frymën e saj të fundit në këtë botë“. Burri i ndjerë i Heather ishte gjithashtu aktor, që kishte qenë pjesë e TV serisë “Vegas”.

Ajo ka lënë prapa 3 fëmijë, dhe disa nipa e mbesa, si dhe një stërnip. Heather ishte 68 vjeçare.