Bëhet fjalë për çiftin e shumë përfolur këngëtaren Altuna Sejdi-Tuna dhe bashkëshortin e saj Patris Berisha, transmeton Gazeta Express.
E dyshimet për ndarje veçse u shtuan kur ata ia larguan ‘folloëin’ njëri-tjetrit në Instagram.
Mirëpo, çifti i cili këtë vit u bënë prindër për herë të parë, si duket kaluan këtë krizë në martesën e tyre dhe shihen shumë të lumtur së bashku.
Meqë jemi në prag të festave të fundvitit Tuna e Patrisi kanë vendosur që të largohen nga Kosova.
Dyshja e famshme së bashku me Tianin e vogël kanë udhëtuar drejt Shteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë e kanë bërë të ditur vetë ata përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale.
Fillimisht ishte Tuna e cila përmes disa fotografive që ka postuar në llogarinë e saj në Snapchat shfaqte atmosferën e ngrohtë festive që ishte në shtëpinë ku janë vendosur në Amerikë.



Më pastaj edhe Patrisi në llogarinë e tij në Instastory ka publikuar gjithashtu disa imazhe të Tianit të vogël ku shihet jashtë në borë.
Kujtojmë se Patrisi për Express kishte deklaruar se ai dhe Tuna janë më mirë se asnjëherë dhe se ai e do shumë bashkëshorten e tij./Gazeta Express/


















