Disa qindra amerikanë të veshur si Babadimra iu drejtuan brigjeve të Floridës, duke ndërmarrë lëvizje mbi dallgë që njihen si sërf.
837 persona që kishin veshur kostumin e Babagjyshit të Krishtlindjeve dhuruan një spektakël të vërtetë plazhin Cocoa.
Më shumë se 10.000 persona ndoqën spektaklin e dhuruar mbi dallgë. Personat e përfshirë në këtë garë sërfi mblodhën 35.000 dollarë për dy organizata bamirësie.
Babadimrat amerikanë gjithashtu u përpoqën të thyenin rekordin Guinnes për numrin më të madh të atyre që bëjnë sërf mbi një dallgë. Nuk ia arritën pasi dallgët nuk ishin mjaftueshëm të mëdha.


















