‘Mijëra ndërtime ilegale u ndërtuan në pronë të AKP’së’

E publikuar: 25/12/2017 21:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka me mijëra ndërtime ilegale në pronat e AKP’së. Kështu thotë drejtori ekzekutiv i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari.
Tutje, ai ka thënë se janë edhe qindra kërkesa për blerjen e tokës nga qytetarët që kanë ndërtuar shtëpi në këto prona përmes negocimit direkt.

Bordi i AKP’së në vitin 2017 ka aprovuar një listë prej 120 shtëpive në Anamoravë të ndërtuara në pronën e ndërmarrjeve shoqërore dhe do ta realizojë këtë proces deri në fund.

“Ne do t’i trajtojmë të gjitha rastet e ndërtimeve ilegale në pronat e AKP’së dhe do të bëhet një kategorizim kujt i lejohet blerja e kujt jo”, ka thënë Hajdari në ‘Puls’ të KTV’së.