13 vite më pas, publiku shqiptar i ka vërtetuar live në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve, se Albani e ka merituar këtë çmim. Dhe jo vetëm. “Vetëm per Ty” mbetet një hit i pazëvendësuseshëm.
Alban Skënderaj ishte i ftuari i mbrëmjes në Festivalin e Radio-Televizionit Shqiptar, ku këndoi dy këngë të tijat. Por në një moment nisi të thotë vetëm frazën e parë të këngës së tij të parë përballë publikut shqiptar…”Se ti je motiv…” dhe menjëherë në kor publiku ka nisur vargjet e kësaj këngë..”. I jetës sime, veç për ty do të jetoj..”. E kështu ata e shoqëruan gjatë duke kënduar në kor fjalët në atë që Albani e quajti këngën e jetës. “13 vjet nga kjo këngë dhe e ka ende fuqinë”, tha ai.
“Ç’a bëni ju more”, ju drejtua me të qeshur publikut, moderatori Adi Krasta, që gjithashtu u surprizua nga ky reagim dhe përkrahja që të pranishmit i dhanë Skënderajt.
Një emocion të veçantë rrëmbeu këngëtari ku teksa nisi të këndojë “Mirëmëngjes” ngatërroi tekstin. “Ngatërrova tekstin s’ka problem” – tha me të qeshur këngëtari…ndërsa e ka kapur menjëherë situatën duke elektrizuar sallën e Pallatit të Kongreseve.
Alban Skënderaj është i martuar me këngëtaren e njohur Miriam Cani me të cilën kanë një vajzë dhe që së fundi realizuan një këngë mjaft të suksesshëm “Dhurata”, dedikuar Amelisë së tyre. /Gazeta Express

















