Ajo ka realizuar një set fotografik mjaft interesant të titulluar “Kur retë të prekin”. Ky set fotografik ka mjaft domethënie për modelen pasi e ka realizuar në këtë periudhë kur është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Ende nuk dihet gjinia e fëmijës, ndërkohë që Emina ka dhe një vajzë të vogël me emrin Ella Faria, nga martesa e saj me biznesmenin izraelit Sam Nazarian./Gazeta Express/