Një vajzë e re që dikur kishte 136 kilogramë, ka arritur të përmirësoj shtypjen e lartë të gjakut pasi humbi 58 kilogramë pa ndihmën e ndonjë ndërhyrje kirurgjike.
Si 22-vjeçare Laura Micetich peshonte 142 kilogramë dhe ishte shumë afër të prekej nga sëmundja e diabetit. Asaj mbipesha gjithashtu i shkaktonte probleme tjera siç janë shtypja e lartë e gjakut, transmeton Telegrafi.
Por, pasi që e kuptoi se kequshqyerja ngadalë po e mbyste, Laura, tani 26-vjeçe, vendosi të bëjë një jetë të shëndetshme, duke rënë nga 142 kilogramë në 83.
Në pranverën e vitit 2014, pasi përfundoi kolegjin, vendosi ta ndryshojë mënyrën e jetës dhe të bëjë ndryshime që do të ishin në dobi të saj.
“Pas shumë tentimeve të dështuara për të humbur peshë, e kuptova se mbipesha po bëhej problem serioz sa i përket shëndetit”, ka deklaruar Laura.
Por, pasi vendosi të heq dorë nga çokollatat, pijet e gazuara dhe ushqimet e yndyrshme, ajo i zëvendësoi me perime dhe ushqime të shëndetshme – dhe rezultatet ishin të dukshme.
Ajo fillimisht tentoi të humb peshë, me qëllim që të futet në listën e kandidatëve për t’ju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike që do t’i ndihmonte të rikthente linjat që i kishte pasur dikur. Por, befasisht i lindi dashuria e madhe për palestrën dhe nutricionistët.
“Fillova të shkoj në palestër, ngritja pesha dhe haja ushqim të shëndetshëm. Më janë nevojitur disa javë që ta kuptojë se nuk kam nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Kështu vazhdova me ushtrime dhe në fund ia arrita qëllimit”, ka shtuar Laura.
Ajo ka publikuar në internet fotografitë, ku është bërë një krahasim se si dikur dukesh dhe pas 10 muajve dieta, palestër dhe ushqim të shëndetshëm. /Telegrafi/