Ka mjaftuar vetëm një fotografi e postuar në Instagram nga Jeton Lasku, pronari i një clubi të famshëm ku shihet së bashku me Albertin e Noizyn, që të dy të bëhen lajm në mediet rozë.
Të gjithë u shprehën të habitur kur panë të dy në darkë ulur pranë njëri-tjetrit. Madje u tha se Alberti edhe mund të bëhet pjesë e “OTR”.
Për herë të parë Alberti për Express ka rrëfyer se cila ishte arsyeja që ai tashmë ka rregulluar raportet e tij me Noizyn.
Alberti tha se më parë me Noizyn më parë ka qenë një keqkuptim që ka ndodhë, por menjëherë pas kësaj janë pajtuar.
“Me Noyzin ka qenë një keqkuptim që ka ndodh, menjëherë mas problemit jemi pajtua si familje po edhe personalisht me Noyzin… arsyeja pse e kom publiku foton me Noyzin bash në këtë kohë është me jap një mesazh për krejt Shqiptaret kudo qe janë, pa dallim feje apo grupi muzikor apo biznesi… Jemi Shqiptar dhe duhet me largu inatin mes vete… nuk jam pjese e asnjë grupi muzikor, jam pjesë e kompanisë ‘Përparimi’, biznes i cili u themelua në vitin 90’ dhe fatmirësisht nuk jam i varur nga askush, dhe asnjëherë nuk kam dashur të përfitoj nga diçka tjetër perveç biznesit Familjar…” është shprehur ai.
Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë kishin ndodhur disa pakënaqësi brenda “Babastars”. Ishte vetë Alberti ai i cili kishte shprehur pakënaqësitë duke i shkruar Getit në “Viber” se ai po merret më shumë me Majkun sa i përket datave dhe se interesimi për Skivin e Cozmanin e Onatin është shumë më i vogël.
Alberti e kishte publikuar këtë bisedë duke lënë mbishkrim se kjo është arsyeja pse ai është jashtë “Babastars”./Gazeta Express/


















