Charlie Lee, ishte drejtori i inxhinierisë pranë Coinbase, do të shesë të gjithë pasurinë e tij në Litecoin që posedon, një monedhë kriptografike të cilën e themeloi në 2011-ën.
Lee shpjegoi në një postim në Reddit se do të shiste të gjithë Litecoine-ët e tij, për të shmangur konfliktin e interesit që vjen nga influenca dhe pozicioni i tij si themelues i Litecoin.
Falë eksperiencës së fituar në Coinbase dhe Litecoin, Lee shihet si një prej njerëzve me më ndikim në hapësirën krypto dhe ka plot 378 mijë ndjekësa në Twitter me emrin @SatoshiLite.
Ndërsa kishte premtuar të qëndronte larg cicërimave rreth çmimit të Litecoin, ai është kritikuar në disa raste për qëndrimet e tij që mund të kenë manipuluar çmimin e monedhës kriptografike.
“Saherë që publikoj një cicërimë rreth Litecoin kritikohem dhe akuzohem se po e bëj në interesin tim personal. Ca njerëz mendojnë se kam ngelur pa Litecoin. Andaj besoj se këtu ka një konflikt interesi dhe të mbaj Litecoin e të publikoj cicërima për të njëherazi nuk është e hijshme,” tha Ai.
Nuk e dimë sesa Litecoin ai posedonte apo sa ka shitur, por tha se do ti përkushtohej zhvillimit të monedhës kriptografike.
Ashtu si Bitcoin, Bitcoin Cash dhe Ether, edhe vlera e Litecoin është rritur bujshëm. Sipas CoinMarketCap.com ajo është monedha e pestë më e madhe në botë me një vlerë tregu prej 18 miliard dollarë.
Aktualisht këmbehet me 330.14 dollar, 75 herë më shumë sesa këmbehej në Janar të 2017-ës. /PCWorld Albanian