Rita Ora, glamuroze në veshjet kuq e zi

E publikuar: 21/12/2017 04:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja kosovare, e cila bën karrierë ndërkombëtare është paraqitur me një veshje kuq e zi në New York ku përsëri ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve.

Pas ndarjes nga labeli i Jay Z, Rita pas disa viteve pritet që të lansojë një album të ri me këngë.

Por, në krahasim me muzikën, Ora ka pasur një sukses të madh sidomos me reklama por edhe me stilin e saj unik që shpesh është përfolur nëpër mediat e ndryshme ndërkombëtare.

Edhe kësaj here ajo është vlerësuar për stilin e saj derisa sipas tabloideve ngjyra kuq e zi i ka hije këngëtares. /GazetaExpress/