Një shofer kamioni nga Gjermania veriore mblodhi monedha për 30 vjet dhe shumicën e tyre e paketoi në qese plastike.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shumica e parave të grumbulluara ishte në fakt marka gjermane prej një ose dy pfening, pesha e të cilave thuhet se arrinte në 2,5 tonë.
Dhe vetëm pasi kishte vdekur në maj, familja e tij kishte mësuar se kishte trashëguar mbi një milion monedha.
Pas kësaj, familjarët, me qese plastike i dërguan ato në Bankën Qendrore të Gjermanisë, ku edhe u llogariten.
“Çdo monedhë shkoi nëpër gishtat e mi, por më pëlqen ta bëj, kështu që asgjë nuk ishte problem për mua”, citohet të ketë thënë një zyrtar i bankës, i cili ato i kishte numëruar për rreth gjashtë muaj.
Kur numërimi u përfundua, familjes i ishte thënë se kishin trashëguar rreth 16.000 marka gjermane, ose rreth 8,000 euro. /Telegrafi/