Haradinaj ia dorëzon Veselit raportin “voluminoz” 100 ditor të punës së qeverisë

E publikuar: 20/12/2017 14:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri Ramush Haradinaj i ka dorëzuar kreut të Kuvendit, Kadri Veselit, raportin 100 ditor të punës.

Kreu i ekzekutivit në zyrën e Veselit ka sjellë një raport “voluminoz” të cilin e ka bartur vet, raporton Ekonomia Online.

Veseli ka vlerësuar punën 100 ditëve të Haradinajt duke i uron mbetjen në krye të qeverisë për katër vjet.

“E falënderoj kryeministrin për këtë gjest. Ky raport qysh sot do t’i dërgohet edhe deputetëve. Është 100 ditë me sfida. Ne do të vazhdojmë në këtë formë kjo është mënyra më e mirë. Urime mbetjen për katër vjet kryeministër”.

Paraprakisht ky raporti i është dorëzuar presidentit Hashim Thaci, kurse në mëngjes është miratuar nga Qeveria.