Reshitaj siguron qytetaret, se TC “Kosova e Re” do të ndërtohet sipas standardeve evropiane

E publikuar: 20/12/2017 14:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në takimin e Komitetit drejtues të projektit “Kosova e Re” në të cilin komitet është anëtare, Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj vlerësoi se ky projekt do të ndërtohet sipas standardeve të Bashkimit Evropian, për të reduktuar ndotjen e ajrit si dhe ruajtjen e shëndetit të qytetareve dhe mjedisit në përgjithësi.

Përkushtimi jonë mbetet zhvillimi ekonomik i vendit, krijimi i investimeve strategjike por gjithnjë duke pasur në konsideratë dhe prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes së ajrit.

Në këtë linjë për të evituar ndotjen e ajrit, gjatë takimeve të komitetit drejtues për ndërtimin e këtij termocentrali ministrja Reshitaj ishte ajo që kërkoi dhe ishte e vendosur që filterët e këtij termocentrali të jenë nga teknologjia e fundit për pastrimin e ajrit.

“Kosova e Re” do të ndërtohet bashkë me filterët e teknologjisë së fundit për filtrimin e ajrit dhe evitimin e ndotjes së mjedisit shtoi nder të tjerash ministrja Reshitaj e cila u zotua që ministria që ajo drejton do t’i përmbushë të gjithë obligimet që dalin nga ky projekt./Infosot/