BMW synonte të shiste 100,000 makina elektrike këtë vit dhe ja ka arritur këtij objektivi tha kompania ditën e sotme.
Makinat e shitura janë plotësisht elektrike por edhe modele të elektrifikuara si Seritë 2 Active Tourer.
Sakaq modelet plotësisht elektrike janë i3 dhe i8. I pari debutoi në 2013-ën dhe pati një kërkesë të lartë në SHBA dhe Evropën Perendimore.
BMW shiti 60,000 modele vitin e kaluar, ndërsa këtë vit rritja ka qenë me 60%. Kompania gjithashtu tha se pret një rritje dyshifrore në përqindje të shitjeve në 2018-ën.
Në fillim të 2017-ës, prodhuesi i shquar Gjerman nisi një partneritet me startupin Solid Power për të komercializuar teknologjinë e baterive solid-state.
BMW ka planifikuar të ofrojë dhjetëra modele elektrike deri në 2025-ën dhe një sedan elektrik ma katër dyer në 2021. /PCWorld Albanian