Kanë qarkulluar ditën e sotme në media dhe rrjete sociale disa foto ku shihet Ermal Mamaqi i cili shoqërohet nga policia bashkiake me urdhër të Erion Veliajt.
Mamaqi shihet i ulur në vendin e kryebashkiakut në sallën e Këshillit bashkiak të Tiranës.

Në fakt, bëhet fjalë për një skeç i cili do transmetohet në emisionin “Xing me Ermalin”, këtë të shtunë.

Në skeç: Mamaqi ka zënë vendin e Veliajt dhe ka mbajtur fjalim, por jo për shumë gjatë pasi Veliaj vjen me policët bashkiakë për të nxjerrë moderatorin nga salla.

Ermal Mamaqi ka bërë gjithashtu disa foto me punonjësit e Bashkisë teksa shihet duke mbajtur edhe shiritin ceremonial të Veliajt.

Skeçin me Veliajn, intervistën, lojërat dhe surprizat na mbetet t’i shohim të shtunën në mbrëmje.


















