Uber bashkoi forcat me BBM Messenger për tu ofruar përdoruesve një taksi nga aplikacioni i tyre i preferuar i komunikimit.
“Falë këtij partneriteti përdoruesit e BBM mund të kërkojnë një taksi Uber përmes aplikacionit,” shprehej një ekzekutive e Uber për Azinë Juglindore.
Nga marrëveshja do të përfitojnë përdoruesit e BBM Messenger në Android dhe iOS pa u larguar nga aplikacioni apo të instalojnë më vete aplikacionin Uber në telefonin e tyre.
BBM Messenger operohet nga Creative Media Works. Kjo kompani është një divizion i grupit Indonezian PT Elang Mahkota Teknologi TBK.
Ky i fundit operon platformën e komunikimit dhe rrjetit social BBM falë një licencimi në fuqi me BlackBerry. /PCWorld Albanian